LDK dhe Vetëvendosja duan rrëzimin e qeverisë së Haradinajt - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita në Kosovë po përpiqet të mbledhë forcat për të rrëzuar qeverinë e Ramush Haradinajt.Kreu i Lëvizjes Demokratike Isa Mustafa dhe ai i vetëvendosjes Albin Kurti u takuan për të diskutuar për organizimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.Sipas LDK Qeveria nuk po punon në interes të vendit dhe Kuvendi i Kosovës është jofunksional. Partia e Isa Mustafes pretendon gjithashtu se koalicioni qeverisës nuk përfaqëson shumicën.LEVIZJA DEMOKRATIKE E KOSOVESLDK vlerësoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së Kuvendit duke kërkuar nga të gjitha organet e LDK-së angazhim të plotë dhe të gjithanshëm për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.Ndërsa kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka theksuar se qytetarët duan një qeverisje të re.ALBIN KURTIKRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJEKosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që te bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.Megjithatë, për të pasur sukses një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë gjithsej 56 deputetë në Parlament.Një nismë e ngjashme për rrëzimin e Qeverisë nga ana e partive opozitare dështoi vitin e kaluar për shkak të pamundësisë për të siguruar 61 votat e nevojshme.