Nga muaji i ardhshëm starton pagesa elektronike e pikave pagesore në Korridorin 10 drejt Greqisë, përkatësisht Serbisë. Në muajt e ardhshëm ky lloj i pagesës do të zgjerohet edhe tek pikë-pagesat e tjera që janë në drejtim të Tetovës dhe Gostivarit, por edhe drejt Shtipit dhe Ohrit, të cilat duhet të ndërtohen.