http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt i ka dhënë një mesazh opozitës shqiptar.Ambasadori ka sjellë në vëmendje protestën e studentëve te cilen e kane konsideruar një shembull për tu marrë në konsideratë.?Në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim. Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.?Duke shfrytëzuar një takim vjetor të të rinjve nga i gjithë rajoni,Borchard eshte shprehur se qeveria shqiptare ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive.?Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura apo komisione parlamentare.?Ambasadori I presences se OSBE i ftoi të rinjtë që të angazhohen intensivisht në ndërtimin e të ardhmes së tyre.