http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta i është drejtuar një gjuhë tepër të ashpër klasës politike në lidhje me situatën aktuale.Meta u shpreh se kriza në të cilën ndodhet vendi është shumë serioze.?Ne kemi sot në Shqipëri një krizë seriozë të cilës nuk mund ti shmangemi. Pas ngjarjeve të 1997 vendi nxorri mësime dhe bëri një kushtetutë të jashtëzakonshme pikërisht për të ndaluar një ?97 të dytë. Por në 2008 mos harrojmë për dy ditë u bë një kushtetutë tjetër dhe kaluam nga sistemi parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandate, po ka qenë jo funksional edhe më parë.?Më pas, tone të ngritura edhe për reformën në drejtësi të cilën nuk e konsideroi sukses për më tepër që vendi sipas tij është pa gjykatë kushtetuese.Po flasim për suksese të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur deklarimeve publike sic kanë bërë ndërkombëtarët, por mund t ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese.Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë.Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve. Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane.Sillni një komision për zbatimin e kësaj reforme që ne ta vertetojme si nje histori suksese, pasi permes kesaj reforme ne do te jemi më të suksesshëm për të nisur negociatat me BE. Sa i përket diagolut mes Ramës dhe Bashës, presidenti Meta u shpreh se nuk mund të ulë në tryezë dy njerëz nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për cështje që lidhen me fatin e vendit.Shpesh degjoj se cfare thote presidenti i republikes per krizen politike? Ai ka bërë dhe bën maksimumin e përgjegjësisë së tij duke respektuar frymën e kushtetutës por nuk mund të ulë dy njerëz apo tre njerëz që thotë se është ky apo ai kryeministër. Kjo situatë kërkon përgjëgjëshmëri nga të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë, dhe kërkon paamshmëri.