Ekskluzive, Flutura Açka: Koha për Pakt Kombëtar, politika të tërhiqet disa hapa pas

2019-05-29 1

#rtvora #tempora
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka i bën thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjë hapa prapa për të thirrur një tryezë të madhe kombëtare me intelektualë dhe akademikë që mund të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës në të cilën ndodhet vendi.

Në një intervistë për emisionin "Tempora" të Sonila Meços transmetuar mbrëmjne e 21 majit në RTV Ora, shkrimtarja nënvizon se është koha për një pakt kombëtar.

"Kjo është një çështje që duhet parë me largpamësi. Jo vetëm të mendohet për politikën e ditës, pushtetin tënd por edhe për ata njerëz që çdo ditë e më shumë sa herë që hapin ekranin mendojnë si ta lënë Shqipërinë. Kjo është çështje e emergjencës kombëtare."

Intervista e plote

Pyetje: Në këtë moment që po kalon Shqipëria një krizë besimi dhe krizë institucionale mendimi i intelektualëve vlen dhe duhet shumë. Si mund të dilet nga kjo krizë që ka kapluar vendin?
Flutura Açka: Panorama duket e zymtë por nuk e shoh fare fare pa zgjidhje. Ka gjithmonë një zgjidhje kur palët kanë dëshirë të gjejnë një zgjidhje por druaj shumë që këto palë mund të gjejnë një zgjidhje, sepse janë këto që e krijuan. Kam pak drojë, nëse do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje në këtë situatë të nderë, opozita në rrugë, një opozitë artificiale e krijuar enkas për të justifikuar parlamentin, një shtet pothuajse i rënë. Asgjë nuk funksionon. Asgjë nuk funksionon, as prokuroria, as qeveria vetë e cila mezi mbahet në këmbë, parlamenti dihet, media pothuajse e kapur. Gjithçka që ka akuzuar opozita është vërtetuar që është e vërtetë, është justifikuar. Një vend që nuk ndodh asgjë dhe ndodh gjithçka. E vetmja zgjidhje e kohës mund të ishte Pakti Kombëtar. Një thirrje që mund ti bëhet elitës, intelektualëve shqiptarë, që të mund të krijohen mundësitë që këta njerëz të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë, por këta vetë, këto dy palë është shumë e vështirë ta gjejnë gjuhën sepse janë ata që e kanë krijuar.

Mendoni se Intelektualët e kanë forcën që të bindin këta dy koka?

Flutura Açka: Sigurisht që e kanë forcën. Çështja është a e hapin këta. A bëjnë hapa prapa për ti hapur terren intelektualëve. Kemi një elitë, jo se është e druajtur por nuk e përfill kush. E ka fyer politika në mënyrë sistematike, për 30 vite zëri i elitës shqiptare pothuajse nuk ndihet. Ndërsa pjesa e elitës që është marrë me politikë pothuajse më shumë është kompromentuar për shkak të kësaj që po ndodh me politikën shqiptare. Një thirrje për një pakt kombëtar edhe vetë politikës do i bënte një lloj purifikimi. Sepse është koha për purifikim.

Kush do ta bëjë këtë thirrje? O ta bëjnë të dy palët, ose opozita, kjo është çështje që duhet parë por në këtë zgript ku jemi kjo është një thirrje e pranueshme edhe për publikun e gjerë që ka humbur besimin tek politika shqiptare. Të themi të dretën.

Në gjashtë vite qeverisje të socialistëve, dëgjon vetëm që shahet opozita, asnjë qasje për të shpjeguar se çfarë është bërë me qeverisjen, ku kemi shkuar me qeverisjen. Nuk është dhënë një herë të vetme llogar...

Free Traffic Exchange