Kryemadhi: Burrat nuk kanë bërë asgjë për vendin, Edi Rama nuk njeh vlerën dhe moralin

2019-05-30 0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u takua sot me gra dhe vajza nga ku foli për forcën e gruas në vend. Ajo tha se në 30 vjet, tranzicioni politik i burrave nuk ka bërë asgjë për vendin. Në fjalën e saj Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se shqiptarët do ia tregojnë vlerën dhe moralin.

"Shumë nga i ne i kemi dhënë zgjidhje jetës, kemi bërë zgjedhje diku të duhura diku të gabuara. Sa më shumë gra të jenë në politikë aq më pak kompromise do ketë në kurriz të vendit. Shqiptarët e kanë kuptuar se sa shumë gra dhe vajza ka në protestë. Po pati gra dhe vajza ka jetë. Gratë e LSI janë elementi më luftarak që ka LSI. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerën dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t'ia tregojnë ato. Pas 30 vitesh tranzicioni politik i burrave nuk i dha Shqipërisë asgjë. Jam e bindur që angazhimi juaj nuk do mbetet vetëm te LGI por do jetë kudo për të folur me gratë dhe studentet. Na duhet një sistem i fortë për shqiptarët", tha Kryemadhi.