Roth: Opozita, pengese per integrimin

2019-05-30 0

Me daljen nga parlamenti dhe protestat e dhunshme opozita është duke minuar hapjen e negociatave dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Kështu thotë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, në një intervistë për të përditshmen Spiegel teksa komenton situatën politike në Shqipëri në prag të vendimit të qershorit.

Michael Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

I të njëjtit mendim ishte pak ditë më parë edhe Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn kur tha se aktet e dhunshme në protestat e opozitës që u shoqëruan me hedhjen e bombave molotov ndaj institucioneve krijojnë te qytetarët europianë përshtypjen e një vendi që nuk përmbush kushtet për të hedhur një hap të tillë.

Ashti si Hahn edhe Roth është i mendimit se Maqedonia e Veriut nuk ka pse të penalizohet nga Shqipëria në çështjen e negociatave.

"Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE-së do të guxonte të niste një proces pajtimi përballë rezistencës së qartë popullore, që ishte përçmuese për 28 vjet?"

Kryediplomati gjerman e tha qartë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe se vonesa nga ana e Brukselit do të krijonte një vakum që do të shfrytëzohej nga fuqi të tjera si Kina, Rusia apo Turqia.

Tv Klan

Free Traffic Exchange