#rtvora
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e ardhur si pasojë e reformës në drejtësi ka sjellë një sërë problematikash për qytetarët. Vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar 5515 ankesa pranë Avokatit të Popullit nga qytetarët, të orientuara kryesisht ndaj administratës publike, e ndjekur më pas nga seksioni i fëmijëve.
Në raportimin vjetor të analizës së këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve, Avokati i Popullit Erinda Ballanca nënvizoi se reforma në drejtësi nuk po ecën sipas afateve të përcaktuara në ligj.
Në raportimin e tij Avokati i Popullit bëri me dije se problematikat e ngritura kanë pasur të bëjnë kryesisht me të drejtat e personave të privuar nga liria, ku ende mbetet problem çështja e trajtimit dhe shërbimi mjekësor në burgje.
Deputeti Spartak Braho kërkoi më tepër angazhim nga Avokati i Popullit edhe për emigrantët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ska-gjykate-kushtetuese-5515-ankesa-nga-qytetaret-te-avokati-i-popullit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz