Rruga e Llogarase ne gjendje te mjerueshme

2019-05-29 1

Rruga e Llogarasë në Vlorë, një nga rrugët më problematike gjatë sezonit turistik ka pësuar dëmtime të shumta, shkarje të tokës dhe ngushtimet në pika të ndryshme.

Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik, në ngjitje të Llogarasa ka kamionë të shumtë të cilët kanë nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti,

?Shpresojmë, edhe pse me vonesë, se nuk është momenti i përshtatshëm ky, mund ta bënin gjatë dimrit... shpresojmë t?i kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi?.

Në sezonet e kaluara këtu ka patur bllokim të qarkullimi për disa orë, pa llogaritur trafikun e përditshëm.

Kjo rrugë që kalon nëpër qafën e Llogarasë lidh Vlorën dhe Orikumin. Më pas shkon drejt Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Praktikisht është arteria kryesore për një pjesë të jugut dhe në sezonin turistik lëvizja e mjeteve ka qenë përherë e vështirë.

Free Traffic Exchange