Dhoma Amerikane: Zgjidhni çeshtjen e prones

2019-05-29 0

Pas afro 3 dekadash, ajo që tremb bizneset e huaja të vijnë e të investojnë në Shqipëri është çështja e pronave. Zgjidhjen e këtij problem, presidenti i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ia kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame.

Jaço sqaroi se një palë shumë e interesuar për të zgjidhur këtë proces janë bankat, të cilat përballen me vështirësi të shumta, por po ashtu në dijeni për situatën janë edhe biznesmenët shqiptarë të diasporës.

Artan Lame e ilustroi me këtë fotografi gjendjen ku ndodhet sot çështja e pronës: një sportel i bukur, por ende shumë mbrapa në kohë me zgjidhjen reale të problemit.

Agjencia e Kadastrës do të nisë menjëherë punën me verifikimin një për një të statusit të të gjithë pronave që janë dhënë deri më sot, pasi për shkak të mbivendosjeve, në shumë pasuri rezulton më shumë se një pronar.

Po ashtu, reforma e re do t?i japë fund lëshimit të akteve të marrjes në pronësi të tokave bujqësore dhe në Shtator do të miratohet ligji i ri për procesin kalimtar të pronës, duke zgjidhur çështjen e legalizimit të objekteve pa leje.