#rtvora
Flukset emigratore nga vendet e Lindjes së Mesme që përdorin Shqipërinë si tranzit kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në 2018 numri i emigrantëve të paligjshmë që kanë hyrë në territorin shqiptar ka qënë 6.7 herë më i lartë në krahasim me vitin 2017. Gjatë muajve të parë të këtij viti fenomeni është ende prezent me një rritje prej 20.6%.
Për një menaxhim më të mirë të kufirit 50 trupa të Frotex kanë nisur patrullimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Komsioneri europian për Migracioni dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos sqaroi se misioni nuk do të cënojë sovranitetin e shtetit shqiptar.
Ndërsa nëvizoi: "Më lejoni të jem i qartë. Shqipëria mbetet përfundimisht përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj dhe asnjë pikë dyshimi sa i takon sovranitetit kombëtar. Skuadrat e Agjencisë Europiane dhe rojet bregdetare mund vetëm të kryejnë detyra dhe të ushtrojnë ndonjë tagër në territorin e Shqipërisë nën instruksionin dhe në praninë e rojes kufitare të Republikës së Shqipërisë."
Kreu i qeverisë pak ditë para publikimit të raportit të KE-së, u shpreh se shqiptarët e duan BE, edhe pse unioni është i verbuar nga historia e vet.
Një tjetër problem është dhe numri i shqiptarëve që kërkojnë të largohen drejt BE.
Për kryeminsitrin Edi Rama viti 2018 shënoi ulje të kërkesave ndërsa Komisioneri Evropian qetësoi shqiptarët duke i njoftuar që KE deri tani nuk nuk ka marrë kërkese për pezullimin e vizave.
"Deri më sot komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave apo futjen në lojë të mekanizmave për pezullimin e vizave. Por nëse mund të ndodhë që komisionit marrë një njoftim të tillë ne do bëjmë një analizë të kujdesshëm të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo dhe në përputhje me të dhënat dhe informacionin e disponueshëm."
Nuk janë vetëm emigrantët problemi i Shqipërisë, tashmë dhe politika është në krizë të fortë.
Pak ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush prek zgjedhjet nuk do të mund të shkelë më në BE dhe SHBA. I pyetur nga RTV ORA nësë ka mbëshetjen e vendeve të Unionit apo të Shteteve të Bashkuara për këtë deklaratë, i ndodhur para ambasadorëve kreu i qeverisë nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë tillë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-punen-frontex-avramopulos-sqaron-shqiperia-pergjegjese-ruajtjen-e-kufijve-te-vet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz