Diplomatët akuzojnë Beogradin për zgjedhjet në Veri - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Megjithëse zgjedhjet e së dielës në katër komuna ne veri të Kosovës u zhvilluan në një atmosferë të qetë e pa incidente, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe disa vende të tjera të BE kanë shprehur shqetësim serioz lidhur me procesin. Në një deklaratë të përbashkët të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuara, bënë thirrje për zgjidhjen e problemeve. Sipas diplomateve parti të tjera serbe të cilat nuk kanë mbështetjen e Beogradit janë intimiduar duke mos garuar në zgjedhje.Shprehim shqetësime serioze rreth kërcënimit në shumë zona të serbëve të Kosovës, veçanërisht kundër partive politike që garonin kundër Listës Serbe. Këto mangësi, si dhe kërkesat për përditësimin e regjistrave të votuesve dhe qartësimin e procedurave, mbeten të paadresuara dhe rezultojnë në konkurrencë të kufizuar elektorale dhe pjesëmarrje të kufizuar politike, duke ngritur kështu pyetje rreth procesit të përgjithshëm demokratik në ato fusha. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve, duke përfshirë institucionet dhe partitë politike në të gjithë spektrin, për të adresuar urgjentisht këto mangësi. Individët e zgjedhur tashmë duhet të angazhohen për të përfaqësuar interesat e të gjitha komuniteteve.Pas deklaratës së ambasadave perëndimore ka reaguar dhe Beogradi zyrtar. Drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç e ka quajtur një deklaratë të çuditshme. Sipas tij serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga Lista Serbe, por vetëm nga ekstremistët e Kosovës. Ndërkohë katër kryetarët e zgjedhur të komunave veriore, para se të bëjnë betimin, kanë destinacion kryesor Beogradin, ku do të takohen me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.Lista Serbe ka paralajmëruar se të zgjedhurit mund të japin sërish dorëheqje dhe kjo do të vazhdojë deri sa Qeveria e Kosovës te heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Free Traffic Exchange