http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edy Reja, tranjeri i ri i Kombëtares shqiptare, duket se ka filluar të bëj revulucion në ekipin kombëtar.Këtë të martë ka filluar grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eleminatore të Euro 2020, që kombëtarja do të luaj përkatësisht në datë 8 qershor dhe 11 qershor ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në Elbasan Arena.Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë.10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për t?u vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.Ajo që bie në sy është se Reja ka thirrur në stërvitej me lojtarët e grumbulluar edhe 12 lojtarë nga radhët e U-21, të cilët ashtu si lojtarët e Kombëtares kanë përfunduar sezonin. Mes të thirrurëve janë dhe tre lojtarë që aktivizohen tek Shkëndija e Tetovës.Java stërvitore do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite ndërsa ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.