Tirana në objektivin e Quarone-ve, ekspozitë me 85 fotografi - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të shohësh Tiranën nëpërmjet objektivit te Larissa dhe Pietor Quaronit, nëpërmjet 85 fotove që tregojnë Tiranën e dikurshme është nje rast qe nuk duhet humbur. Gjate misionit te tyre diplomatik ne vitet 1928-?31c Pietro dhe Larissa Quaroni gjate u impresionuan, nga njerëzit e thjeshte, nga kostumet tradicionale dhe nga hapësirat e blerta.Mbesa e tyre Cristina Quaron rrëfen tregon me shume per ketë koleksion te veçante te sjelle nga Italia.Gjyshërit e mi erdhën këtu ne fund të vitit 1928 dhe qëndruan këtu deri ne Prill të 31. Gjyshja ime ishte ndikuar shume nga kurajo e njerëzve te thjeshte, pra jo vetëm nga ato te sferës politike, sidomos nga njerëzit që ajo takoi kur udhëtoi ne Veri. Unë besoj se ajo e ka vlerësuar shume natyrën shqiptare, sepse kur pashe arkivin me foto kishte shume imazhe te hapësirave te natyrës, por jo vetëm dhe pjesa historike, sepse ka fokusuar edhe kostumet tradicionale te Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj ekspozite ne jemi përpjekur te tregojmë dhe per ketë pjesën tjetër te natyrës se gjyshërve te mire, veçse pritjeve dhe takimeve diplomatike.Cristina thotë se gjyshërit e saj ne fakt jetuan edhe gjate kohës se transformimit te kryeqytetit shqiptar.Ata dëshmuan transformimin e madh te Tiranës, panë kompleksin e ministrisë, bulevardin, rruge që po ndërtoheshin, sheshin Skenderbej që po rinovohej, ishin ne kete pjese te modernizmit te Tiranës dhe duhet te ketë qene interesante per ta te jene këtu. Unë nuk isha kurrë ne shtëpi dhe kontaktin e pare e kam pasur nëpërmjet këtyre fotove dhe kur erdha këtu ishte e vështire ti qartësoje dhe dalloje gjerat, qyteti ka ndryshuar, duket ndryshe, por disa ndërtesa te kujtojnë Tiranën e atyre uroj të qëndrojnë dhe mos i prishin.Ekspozita e fotografitë e rralla te Tiranës do të qëndroje e hapur deri ne 29 qershor në ambientet e KOD ne kryeministri.