#rtvora
Në 15 mijë metra katrorë, rrëzë kodrave të Korçës është ndërtuar parku i parë japonez në Shqipëri. Një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi nga vendi i largët aziatik dhe detajeve të tjera tipike.
Përveçse një vend për të pushuar, parku synon të kthehet edhe në një atraksion në qytetin juglindor
Banore: "Kanë filluar të bëhen shumë parqe, ka plot të tjera për të bërë. Jemi shumë të lumtur që në çdo cep ka filluar të rregullohet Korça."
Për inaugurimin ishte zgjedhur dita e kulturës Japoneze, ku përfaqësuesi i Tokios në vendin tonë premtoi se mbështetja do të vijojë
Makoto Ito: "Ky është parku i parë japonez në Shqipëri. Shpresoj që qytetarët të ndjejnë këtu pak Japoni teksa do pushojnë në këtë hapësirë. Siguria e qytetarëve do jetë projekti jonë i radhës në qytetin e Korçës."
Kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi se hapësirat e gjelbra e kanë shndërruar Korçën në qytet model.
Sotiraq Filo: "Në rast se kjo eksperiencë do dalë me sukses ashtu sikundër unë besoj shumë do të kemi mundësinë ta shtrijmë edhe në zona të tjera të qytetit të Korçës."
Falë këtij projekti, 27 ?kopshte komunitare? shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hapet-parku-japonez-ne-korce
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz