#rtvora
Komuniteti bektashi me në krye kryegjyshin botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtruan një iftar me rastin e muajit të Ramazanit për besimtarët. Në fjalën e tij kryegjyshi theksoi mesazhin se duhet më shumë dashuri e paqe me njëri-tjetrin.
Baba Mondi: "Ju uroj gëzuar. Ju paça me jetë të gjatë të gjithëve. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që tregoni për njëri-tjetrin dhe për të gjithë njerëzit kudo që janë të kemi paqe, dashuri dhe mirësi."
Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të atashuar në vendin tonë, gazetarë e figura të njohura.
Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti Meta u shpreh se muaji i Ramazanit është një mundësi për të ndarë vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore, teksa i uroi dhe kreut të bektashinjve 60-vjetorin e lindjes.
Ilir Meta: "Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët. Sakrificat e tyre le të na ndihmojnë të gjithëve për të reflektuar më shumë, për të bashkëpunuar dhe mirëkuptuar me njëri-tjetrin akoma më shumë për të mirën e përbashkët. Edhe 100 vite të tjera, edhe 100 pranvera për Baba Mondin i cili ka pasur 60 vjetorin."
Komuniteti Bektashi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit, ku theksohet mesazhi për më shumë harmoni në familje dhe shoqëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/komuniteti-bektashi-shtron-iftar-muajin-e-ramazanit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz