RTV Ora – Rama nuk i trembet flukseve migratore: Kemi pritur 500 mijë refugjatë lufte

2019-05-29 0

#rtvora
Kryeministri Edi Rama nuk i trembet flukseve migratore që mund të përfshijnë vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri, Rama tha se Shqipëria e vogël ka pritur 500 mijë refugjatë lufte nga Kosova.

Edi Rama: Falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje t'i tregojmë miqve tanë të BE edhe më mirë, edhe me më shumë fakte dhe prova të pakundërshtueshme shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të vogël të Evropës një partner i besueshëm dhe një vend tërësisht i besueshëm edhe në aspektin e kësaj sfide evropiane të përballimit me flukset migratore dhe me emigracionin e paligjshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm sesa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt edhe në funksion të zgjerimit të projektit me vendet e tjera.

Me këtë marrëveshje Shqipëria kthehet në një kontributor, por edhe në luftën kundër krimit të organizuar e vendos Shqipërinë në një pozicion më të veçantë sesa deri më sot, qoftë në aspektin e dhënies së kontributit, qoftë edhe në aspektin e përfitimit nga pjesëmarrja në këtë projekt

Përfitimet në fakt janë disa, pasi marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit më të afërt sa i përket shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta.

Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahashuar me 2017 dhe 26.4 % më shumë këtë vit në janar krahasuar me një vit më parë.

Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik dhe nuk jemi një vend ku janë dëgjuar klithma për shkak të prurjeve nga vendet e tjera, por jemi një vend që jo shumë larg në kohë ka strehuar kryesisht këtu në këtë qytet të madh për Shqipërinë, por relativisht të vogël, gjysmë milioni refugjatë lufte. Pa i kërkuar askujt asgjë.

Siç e shikoni jemi këtu, jemi gjallë, jemi shumë më mirë seç ishim në atë kohë dhe kemi të shënuar në librin e historisë sonë një faqe për të cilin jemi krenare. Jemi krenarë edhe për një faqe tjetër kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore, sesa para luftës.

Shqipëria u bë streha nga ku asnjë hebre nuk humbi jetën dhe asnjë hebre nuk ju dorëzua nazistëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-nuk-i-trembet-flukseve-migratore-kemi-pritur-500-mije-refugjate-lufte
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange