Prindërimi është sigurisht një sfidë e vështirë dhe madje mund të konsiderohet edhe një art më vete. Modelet e prindërimit janë nga më të ndryshmet, ndërsa ajo që vihet re në Shqipëri është fakti se prindërimi duket sikur prek kufijtë e posesivitetit dhe ekzagjerimit, specifikisht kur bëhet fjalë për nënat. Për këtë temë diskutuam me sociologun Gëzim Tushi dhe pedagogen Marlise Sanchez Çela.