Rreze Dielli 21 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pite me pulë pa peta

2019-05-29 0

Pite me pulë pa peta

Përbërësit:

500 gr pulë

marinimi i pulës

1 lgj qepë e grirë ne rende

1 lgj erza, perime te thata

kripë+ piper i zi

1 lk piper i kuq

3 lgj vaj luledielli

Brumi:

300 gr miell

3 kokrra veze

200 ml kos

200 ml krem kosi

200 ml qumësht

1 lç pluhur pjekës

kripë

250 gr kos për lyerje

Përgatitja:

Në një tas vendosim 1 lugë gjelle qepë të grirë hollë në rende, 1 lugë vegetë(erza, perime te thata), 1 lugë kafe piper të kuq, kripë, piper të zi, 3 lugë gjelle vaj lule dielli. I përziejmë mirë me furçë dhe fillojmë të lyejmë kofshët e pulës nga të gjitha anët. I lëmë të marinohen në frigorifer për të paktën 30 minuta ( të mbuluara). Përgatisim brumin duke vendosur miellin në një tas, pluhur pjekës, 3 kokrra vezë, krem kosi, kos dhe i ëprziejmë të gjithë përbërësit me një tel vezësh. Shtojmë fillimisht gjysmën e gotës së qumështit duke e testuar brumin vazhdimisht deri sat ë shohim që kosistenca e brumit të jetë njësoj si për krepa, pra një brumë i hollë. Nëse duhet e shtojmë edhe gjysmën tjetër të gotës (kjo varet nga madhësia e vezëve, pra qumështi mund të mos përdoret i gjithi). Lyejmë një tepsi mesatare me yndyrë dhe e vendosim në furrë që të nxehet mirë. Ndërkohë nxehim një tigan dhe kalojmë kofshët e pulës për ti pjekur, sa ti zbardhet mishi rreth e qark tyre. Hedhim brumin në tepsinë e nxehtë. Brumi nuk duhet të jetë më i trashë se 1,5 cm. Vendosim në të kofshat e pulës gjysmë të pjekura dhe vendosim tepsinë në furrë në tenperaturën 200ºC për 40 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furra e lyejmë sipër me kos ose krem kosi dhe e shërbejmë duke e shoqëruar me një sallatë.