Para 90 vitesh çifti Larissa dhe Pietro Quaroni udhëtuan nga Italia, për të qëndruar me mision diplomatik në Ambasadën e Italisë në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ata jo vetëm përjetuan ngjarjet e viteve 1928-1931, por edhe fokusuan në objektivin e aparatit të tyre fotografik, jetën e përditshme, traditat dhe natyrën shqiptare, kostumet tradicionale të grave edhe të burrave shqiptarë, pa harruar veçanërisht zhvillimet politike dhe personazhet më dominant të kohës, nën udhëheqjen e mbretit Zog. Për këtë, mbesa e tyre, Cristina Quaroni, e cila jeton prej një viti e gjysmë në Tiranë, si bashkëshortja e Ambasadorit të Spanjës, Vicente Canelles Montero, rrëfen për kamerën e ?Report TV? se si ra në kontakt me arkivin fotografik ?Shqipëria?.