Historia qe beri buje ne Itali, gazetari publikon videon ekskluzive “Ne Kurthin e Piter Pan”

2019-05-29 6

Gabriele Parpiglia, gazetari i njohur italian ishte i ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" në TV Klan.

Parpiglia, është autor i disa programeve të suksesshme televizive të transmetuara në Channel 5: "Maurizio Costanzo Show", "L'Intervista", "Grande Fratello Vip 2". Para se të niste intervisën me ?gazetarët? e ?Në Kuthin e Piter Pan?, Parpiglia foli lidhur me një ngjarje e cila ka bërë bujë në të gjitha mediat italiane.

Ai së bashku më nje koleg tjetër kanë hedhur dritë mbi të vërtetën e shëmtuar të historisë së Pamela Pratit, e cila së bashku me dy partneret e saj të një axhencie talentesh, ku përfshehet një  person me emrin ?Mark?, që ka biznese në Shqipëri kanë sajuar një histori.

Dëshmitarja kryesore e kësaj historisë ka dhënë një prononcim ekskluziv për Gabriele Parpiglia dhe ai ka vendosur ta ndajë në emisionin ?Në kurthin e Piter Pan" në TV Klan.

Historia

Pamela Prati është një nga emrat më të famshëm të botës së televizionit dhe artit në Itali. Së fundmi historia e saj e bujshme ka bërë xhiron e medias italiane ku përflitet për të dashurin e saj misterioz, një biznesmen.

Fillimisht, e ftuar në emisionin e Mara Venier në "Histori italiane", Pamela Prati foli për të parën herë për martesën në kishë dhe shprehur dëshirën për të pasur dy fëmijë me Mark Caltagirone. Një finale e përsosur për 61-vjeçaren Prati! Por, Marco ose Markun nuk e pa askush, asnjëherë! Ose ka një emër tjetër, ndoshta! Detaji që e lidh me Shqipërinë gjithë këtë ngjarje të bujshme është fakti se mediatikisht u përfol se bashkëshorti i ardhshëm i Pamela Pratit kishte biznese të përqëndruara në Shqipëri, dhe më pas një grup hetuesish kanë ardhur dhe kanë pyetur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të pasurive për ndonjë sipërmarrje në emrin e Mark Caltagirone, por asnjë rezultat. Kush është në të vërtetë bashkëshorti i pretenduar i Pamela Pratit? A ekziston vërtetë Mark ose Marco Caltagirone?

Intervista ekskluzive  e Gabriele Parpiglia me një nga anëtaret e agjencisë

Kam frikë se mos më bëjnë keq.

-Vijmë në ditët e sotme dhe flasim për skandalin që ka shpërthyer për martesën ndërmjet Pamela Pratit dhe Marko Caltagirone. Opinioni publik është i ndarë në dy grupe.

Revista " Pamela PRATI" Sekretet dhe Genjeshtrat e Dasmes Fantazme"

-Dhe rreth kësaj martese qarkullojnë lajme të rreme që edhe sot nuk gjejnë përgjigje. Por ti je ndër të paktat që je pozicionuar në krah të Pamela Pratit. Përse e ke mbrojtur këtë situatë?

- Sepse unë jam një person që beson shumë në miqësi, ndaj i kam mbrojtur.... kur pashë deklaratat e tyre, më ngriu gjaku.

- Çfarë ke parë?

- Kam parë një sekuencë ku Pamela Perriciolo menaxherja jonë, fliste me zë të transfromuar burri tek portali FanPage duke u shtirur sikur te ishte avokati i çështjes; me ngriu gjaku. Por në këto rrethana jashtë restorantit, Pamela Perriciolo më tregoi një foto të Markos ...

- Ia kërkove ti?

- Jo. Në shtëpinë e saj.

- Pra ti ke parë foton e Marco Catalgirone?

- Te tretën. Një foto ma tregoi Eliana, fot...