KQZ regjistron 6 kandidate te “Bindjes Demokratike”

2019-05-29 0

Më katër vota pro Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 6 kandidatë të Bindjes Demokratike që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Lezhës e Kamzës.



Debatet mes palëve nuk munguan. Përfaqësuesi ligjor i demokratëve në KQZ, Ivi Kaso e cilësoi të paligjshëm regjistrimin e kandidatëve të Bindjes, me argumentin se kjo parti nuk ka deputetë të paktën 6 muajt e fundit në parlament e as firma votuesish.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga Nën/Kryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Të shtunën demokratët paditën për shpërdorim detyre Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit me argumentin se në kundërshtim me ligjin ka lëshuar vërtetim fals për deputetin Andi Përmeti, në mënyrë që Bindja Demokratike të regjistrohet në zgjedhje. Edhe në mbledhjen e KQZ-së, kreu i këtij institucioni kërkoi që kuvendi të rishihte vërtetimet për deputetët Përmeti dhe Lefter Koka, por ky propozim i tij u hodh poshtë.

Tv Klan