RTV Ora - Projektligji/ 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë do të përfitojnë pension shtesë

2019-05-29 1

#rtvora
Rreth 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë do të përfitojnë pension shtesë. Pr/ligji që parashikon këtë trajtim financiar është diskutuar në komisionin parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave bëri të ditur se shtesa për minatorët do të jetë 1% për çdo vit sigurimi, ndërsa për kategoritë e tjera 0.6%. Thënë ndryshe nëse një minator ka 15 vite punë, ai do të përfitojë 3 mijë lekë në muaj.

"Arsyeja pse duhen trajtuar me përfitim shtesë ka të bëjë me vështirësinë e punës së tyre, periudhën e shkurtër të punës dhe shkak të vështirësisë dhe pamundësisë fizike për të vazhduar punën. Sipas parashikimeve tona do të kemi 23400 përfitues që përfitojnë 14 mln dollarë në vit"

Hyrja në fuqi e këtij pr/ligji prek statusin e naftëtarëve, në këtë pikë ai u kundërshtua edhe nga deputetët e mazhorancës.

"Punonjësit e naftës vërtet kanë qenë heronj dhe për këtë duhen trajtuar"

Por teksa në kuvend diskutohej pr/ligji, jashtë tij minatorët të organizuar në protestë shprehën pakënaqësi për masën e përfitimit.

"Nuk jemi të kënaqur se ky është ligj diskriminues për ne", tha një minator.

Pr/ligji është depozituar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të kalojë për m miratim në parlament në seancën e radhës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/projektligji-23-400-minatore-naftetare-dhe-metalurge-do-te-perfitojne-pension-shtese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz