Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes: Zgjedhjet për ata që zgjedhin jo për ata që zgjidhen

2019-05-29 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai njohu nga afër raste të cilët kanë marrë zgjidhje nga kjo platformë.

Rama tha se qeveria do vazhdojë të përgjigjet për kërkesat e zgjedhësve duke nisur që nga paraqitja në garën e procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por për ata që zgjedhin. Me votën e qytetatrëve do të jemi aty në detyrë për katër vitet e ardhshme", u shpreh Rama.