Basha ne BBC: Shqiperise nuk i hapen negociatat

2019-05-29 0

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një intervistë dhënë për BBC World paralajmëron një tjetër shtyrje të hapjes së negociatave për Shqipërinë në 30 qershor.

?Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe.?

Basha shigjeton Brukselin për raporte që sipas tij janë larg realitetit të Shqipërisë dhe thotë se dera e unionit mund të hapet vetëm pasi vendi  të ketë zgjidhur problemin e zgjedhjeve të vjedhura dhe të jenë shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin.

?Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kështu që, pavarësisht, raporteve të sheqerosura...?

BBC World: Çfarë do të thotë të sheqerosura?

Lulzim Basha: Shumë larg realitetit.

BBC World: Për çfarë arsye?

Shqipëria duhet t?i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t?i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.

Basha dënon dhunën në protestat e opozitës, por thotë se ajo është shprehje e zemërimit në rritje si pasojë e krizës që ka shpërthyer gjatë katër muajve të fundit .

?Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima - asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua -  është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia.?

Në intervistën e dhënë për gazetarin Julian Worricker të BBC World kreu i opozitës u ndal tek akuzat për blerje të zgjedhjeve në vitin 2017 dhe përfshirjen sipas tij të zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshi edhe kryeministrin në atë që e cilëson krim elektoral.

Tv Klan

Free Traffic Exchange