#rtvora
Bankat e nivelit të dytë kanë përmirësuar dhënien e kredive në tre muajt e parë të këtij viti. Në analizën e Bankës së Shqipërisë theksohet se kredia për biznese u rrit me 6 miliardë lekë. Por pavarësisht kësaj, për individët kreditimi ka qenë i zbehtë e lidhur kjo sidomos me huatë për konsum. Ndërsa interesant është fakti që kreditë për individë kanë njohur rritje edhe në rrethe.
Biznesi ka marrë më shumë kredi në tre muajt e parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë konstaton se kredia për biznese u rrit me 6 miliardë lekë, duke ndjekur përmirësimin e shfaqur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Shpërndarja sipas sektorëve, tregon se bankat kanë mbështetur me financim bizneset e sektorit të industrisë dhe më pak ato të tregtisë dhe të ndërtimit.
Rritja e këtyre portofolave kompensoi tkurrjen e kredisë për bujqësinë dhe për ?shërbimet e tjera?, ndërsa kredia për sektorin e ndërtimit është ngadalësuar.
Po kjo nuk ka qenë e njëjta tendencë përsa i përket kredisë për qytetarët.
Gjatë tremujorit të parë të vitit, kredia për individë është rritur me ritme më të ulëta se në fund të vitit 2018.
Ky ngadalësim ka reflektuar më së shumti dobësinë e kredisë konsumatore dhe rritjen e qëndrueshme të kredisë për banesa.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se në kryeqytet qytetarët kërkojnë më shumë kredi për blerjen e një banese ndërsa ajo konsumatore është më e përhapur në rrethe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bsh-ne-tremujorin-e-pare-2019-kredia-biznese-u-rrit-me-6-mld-leke
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz