Report TV -Baba Mondi vijon traditën, shpërndan ndihma ditën e lindjes

2019-05-29 1

Dera e Kryegjyshatës ishte e hapur për vizitorë të shumtë këtë të dielë. Edhe në 60-vjetorin e lindjes Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka dhënë mesazhin e harmonisë ndërfetare.

Urime janë dërguar nga krerët me të lartë të shtetit dhe personalitete të shumta, ndërkohë Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kreu i Komitet Mysliman të Shqipërisë Haxhi Bujar Spahiu, Kreytari i konferencës Ipeshkëvnore shqiptare MosinjorXhorxh Frendo si dhe President i Vllazërisë Ungjillore Shqiptare Ylli Doci, që e kanë cilësuar Baba Mondin faktor kryesor uniteti.

Baba Edmond Brahimaj ka vendosur të vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, duke dhuruar ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë. Disa dhurata do të shkojnë për këto kategori si dhe mjete mësimore për fëmijët me sindromën dawn. Ndihmat për jetimët do të shpërndahen ditën e hënë në kryeqytet.

Free Traffic Exchange