#rtvora
Selami Jenisheri, i cili u betua të enjten e shkuar në kuvend si deputet nuk ka treguar të vërtetën mbi të kaluarën e tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Siç shikohet në Formularin e Dekriminalizimit të dorëzuar pranë KQZ, deputeti më i vjetër ne moshë dhe Kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, i është përgjigjur me ?Jo?, pyetjes nëse ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
RTV Ora, ka siguruar vendimet gjyqësore të formës së prerë që tregojnë se Selami Jenisheri është i dënuar për veprën penale të mashtrimit të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, me 8 muaj burgim, nga Gjykata e Shkodrës.
Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Lartë, siç tregon edhe vendimi i kësaj të fundit.
Dokumentet e siguruara nga Televizioni Ora provojnë se Jenisheri nuk ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë në formular edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të vetëdeklarimit.
Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr. 17/2016 përmban një rubrikë ku detyrimisht pasqyrohet se ?.... pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, pa sjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik? dhe se fshehja e dënimit përbën veprë penale të ?falsifikimit të dokumentit?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fshehu-denimin-me-burg-deputeti-selami-jenisheri-rrezikon-mandatin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz