http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vithkuqi është një tjetër destinacion turistik në Korçë që nuk duhet humbur. Por ndryshe nga fshatra të tjerë si Voskopoja e Dardha që vitet e fundit kanë tërhequr turistë të shumtë vendas e të huaj, Vithkuqi ka mbetur disi në hije. Vetë banorët e tij e ndiejnë këtë ndaj dhe po bëjnë përpjekje të shumta të tregojnë vlerat e tyre më të mira në kulinari dhe jo vetëm. Këtë fundjavë ata organizuan në Vithkuq panairin e gatimeve tradicionale. Të shumtë janë edhe ata që janë rikthyer edhe kanë investuar në këtë fshat. Altin Prifti administratori i Vithkuqit tregon se po përpiqen për të tërhequr sa më sa më shumë turistë. Bashkia Korçë bën me dije se do investojë për një rrugë lidhëse midis Voskopojës e Vithkuqit për të krijuar një mundësi të re dhe të pa shfrytëzuar të vlerave që trashëgojnë këto dy fshatra.