Austria sa më shpejt në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pasi njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kancelari Austriak Sebastian Kurz është takuar këtë të diel me presidentin Alexander Van der Bellen. Ai e ka informuar kreun e shtetit për skandalin ku ishte përfshirë zëvendësi i tij. Kancelari ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve ?sa më shpejtë të jetë e mundur?. Presidenti Van der Bellen e konsideroi video skandalin një veprim të turpshëm dhe të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Skandali vjen vetëm një javë para zgjedhjeve Europiane. Kurz ka vendosur te prishjen e koalicionit partinë populiste të djathtë FPÖ. Ai nuk pranoi të komentojë mbi hapat e ardhshëm qe do te ndërmerren. Dy gazeta gjermane, ?Der Spiegel? dhe ?Sueddeutsche Zeitung?, publikuan pamje filmike ku zëvendës kancelari austriak Heinz-Christian Strache shfaqej teksa i ofronte kontrata shtetërore një investitoreje ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës. Menjëherë pas publikimit të skandalit, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë para zyrës së kancelarit austriak u mblodhën mijëra qytetarë të cilët kërkuan përfundimin e mandatit të qeverisë së Kurzit.

Free Traffic Exchange