#rtvora
Rreth 250 familje në fshatin Panaja të Vlorës përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Problemi vijon prej afro 3 dekadash ndërsa banorët thonë se Bashkia nuk ofron asnjë zgjidhje.
Me këtë pamje (shiko videon), me bidona e kova të shumta, përballesh në çdo shtëpi të fshatit Panaja të Vlorës.
Prej afro 3 dekadash banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, i cili vjen në rubinetat e tyre 1 ose 2 herë në javë.
"Nga ora 12-12:30 të natës, një herë në dy netë gjysmë ore ujë".
Ujin e sigurojnë duke e blerë apo duke e marrë tek të afërm që kanë hapur puse.
" E kemi blerë, mbushim nga shiu, ka kunati pus dhe mbush te kunati".
"Te Uji i Ftohtë e marr me makinë. Lekët i paguaj çdo muaj por nuk kam ujë".
Banorët thonë se e kanë percjellë shqetësimin e tyre edhe tek Bashkia e Vlorës por prej afro 30 vitesh kanë marrë vetëm premtime dhe asnjë investim konkret për zgjidhjen e problemit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fshati-panaja-pa-uje-prej-30-vitesh
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz