Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar në kryeqytet një të kërkuar në Gjermani për ?vrasje me dashje?.
Në kuadër të operacionit ?Fitness?, u vu në pranga në një palestër 23-vjeçari Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen ? Schwenningen, me datë 15 Dhjetor 2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale ?Vrasje me dashje?, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.
Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23-vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit A.S, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e ?Durrësit?, Policia gjeti një armë zjarri SIG-SAUER dhe 7 paketime me lëndë narkotike ?Canabis Sativass?.
Njëkohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll. i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. /tvklan.al