#rtvora
Papa Francesku ka ftuar sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan një grup gazetarësh e reporterësh të agjencive, mediave e televizioneve të huaja në Itali mes tyre dhe gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi.
"Vij nga Shqipëria, nga vendi i Nënë Terezës, nga vendi ku diktatura komuniste shkaktoj mijëra viktima mes tyre dhe mjaft klerikë, përcjell çdo ditë zërin e komuniteti shqiptar në Itali, për televizionin shqiptar RTV Ora, politikën e këtij vendi e jam shumë e emocionuar sot" i ka thënë gazetarja e Rtv Ora gjatë takimit me Papa Bergoglio.
Ju kam ndjekur Papa Francesku që në ditën kur u zgjodhët Ati i Shenjtë, Isha në sallën e mediave ditën kur në Këshillin e kardinalëve ju pranuat të ishit Papa Francesku. Kma qënë me lajmin pranë jush kur shpallët Nënë Terezën Shenjtësri e klerikët e masakruar nga komunzimi Martir. Isha pranë jush kur At Ernest Simoni u shpall kardinal".
"Gëzohem që u njohëm e që vini nga Shqipëria. Faleminderit për punën." ka thënë Ati i Shenjtë.
Fjalë të forta e të rëndësishme ka shprehur Ati i Shenjtë para gazetarëve të huaj që çdo ditë përcjellin në vendeve të tyre të origjinës lajmin e realiteti italian e të Selisë së Shenjtë.
"Liria e shtypit është një tregues i rëndësishëm i gjendjes shëndetësore të një shteti" ka thënë Papa Bergoglio.
"Nuk duhet të harrojmë diktaturat, të cilat një nga masat e para që marrin është heqja e lirisë së medias ose fshehja e saj."
Nga salla Klementina e Pallatit Apostolik të Vatikanit, Ati i Shenjtë kujtoj statistikat mbi gazetarët e vrarë në botë ndërsa me kurajo e dedikim kryenin punën e tyre për të informuar se çpo ndodh në vendet ku ka luftë apo ku jetohet në situata dramatike.
"Gazetari i thjeshtë është një gazetar i lirë", tha Ati i Shenjtë, -i lirë nga kushtëzimi, i lirë nga paragjykimet e prandaj është dhe një gazetar kurajoz. Liria kërkon kurajo".
Në një kohë kur të gjithë kërkojnë fake newës, përulësia të ndalon të përziesh ushqimin e ndetur të disinformimit e të fton të ofrosh bukën e mirë të së vërtetës."
Papa Francesku në fjalimin e tij kujtoi përgjegjësinë e madhe që kanë gazetarët në epokën e sotme dixhitale.
"Duhet të keni kujdes të veçantë për fjalët që zgjidhni e për imazhet që përdorni në kronikat tuaj,- rekomandoi Ati i Shenjtë."Në një kohë të sotme kur në rrjetet sociale e jo vetëm përdoret mjaft një mënyrë shprehje e dhunshme e poshtëruese. me fjalë ndodh që plagosen e shkatërrohen njerëz."
Me një lutje speciale e në heshtje Papa Francesku bekoi të gjithë korrespondentët e mediave të huaja në Itali e në mbyllje të fjalës së tij rekomandoj "të kenë në vëmendje luftërat e harruara, që dhe pse nuk janë në rend të ditës duhet të shkruani për luftërat e humbura të shoqërisë."
"Ju falenderoj , tha Ati i Shenjtë që na ndihmoni të mos harrojmë gra e burra të persekutuar për besimin e tyre fetar, o për etninë e tyre, viktima të diskriminimit, dhunës e trafikut të qenieve njerëzore. Faleminderit që na ndihmoni të mos harrojmë se kush detyr...