Report TV - Prangoset në sallën e gjyqit, militanti i PD-së, shpërndante drogë

2019-05-29 1

Lavdosh Demaj, kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan, është arrestuar në sallën e gjyqit, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur ti heqë masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? dhe të vendosë masën e ?arrestit në burg?. Kjo masë sigurie ishte kërkuar nga prokuroria e Elbasanit, në Gjykatën e Shkallës së Parë, por çuditërisht i akuzuari për tregtim dhe shpërndarje të kokainës e heroinës, është lënë i lirë nga gjyqtari Taulant Tafa. Por prokurori i çështjes ka vendosur ta apelojë lirimin e Lavdosh Demaj, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli. Pak ditë më parë gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar rikthimin në burg të Lavdosh Demaj.

Arrestim në sallën e gjyqit
Demaj, që rezulton dhe kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan, mësohet të jetë arrestuar në sallën e gjyqit dhe shoqëruar në dhomat e paraburgimit. Dy agjentë me numra serialë ?315? dhe ?317? janë ata që çuan prapa hekurave Klajdi Gjeëin, Klaudio Trungun, si dhe katër persona të tjerë si persona që ishin përfshirë në tregtinë e drogës në Elbasan dhe Tiranë. Hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit, ka zbardhur mënyrën se si vepronin shitësit e Kokainës në dy qytete, ku për klientët që blinin lëndën narkotike, premtonin se do u gjenin dhe vajza gratis, për dëfrim.Një ofertë e tillë i është bërë agjentit ?315? nga i arrestuari Skënder Pllumbi. Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë kryer një sërë përgjimet duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 6 personave. Për shkak se në shitjen e kokainës ishin të implikuar më shumë persona, policisë i është dashur të futë në aksion dhe një agjent tjetër të koduar me numrin ?317?. Për blerjen e drogës personat flisnin në mënyrë të koduar, duke pohuar se kërkonin ?...një serbator e gjysmë naftë...?. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit mes personave që shiste kokainë ishte dhe Klaudio Trungu, i cili është menaxheri i lokalit ?My Brother?, që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të fisit ?Çapja? në Elbasan, Bledar Muçës.