SHBA, BE dhe Britania: Dënojmë kërcënimet ndaj Borchardt, liderët e opozitës t’i japin fund dhunës

2019-05-29 0

Dhuna e ushtruar nga elementë të opozitës gjatë protestave të kësaj të fundit në Tiranë dhe kërcënimi i ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, ka ngjallur reagimin e ashpër të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe veçanërisht të shteteve anëtare të OSBE-së, të cilat kanë dënuar zyrtarisht këto akte.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.

Në deklaratat e tyre, të tre treja misionet theksojnë se dhuna e shfaqur në protestën e 11 Majit, shkaktoi lëndimin e policëve dhe protestuesve, si dhe dëmtime serioze të pronës, përfshirë këtu rezidencën e ambsadorit të misionit të OSBE në Tiranë.

Po në të njejtën linjë, të treja misionet dënojnë zyrtarisht kërcënimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në rezidencën e tij, duke theksuar se kërcënimet ndaj zyrtarëve apo misioneve të huaja janë anti-demokratike. Të treja misionet falenderojnë në qëndrimet e tyre qeverinë shqiptare, për reagimin e shpejtë në mbrojtjen e rezidencës së ambasadorit.

SHBA, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar i bëjnë thirrje liderëve të opozitës që të marrin masa për ndalimin e akteve të dhunës në të gjitha format e saj, duke shtuar thirrjen për dialog dhe angazhim konstruktiv në zgjidhjen e problemeve politike.

Më poshtë qëndrimet zyrtare të tre misioneve, SHBA, BE, Mbretëri e Bashkuar në Mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE, në datën 16 Maj, në Vjenë:

Free Traffic Exchange