#rtvora
Një vulë me vlera të rralla historike mbi 400 vjeçare ka humbur në rrethana të panjohura nga zyrat e Arkivës së Shtetit në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar më 10 maj dhe është referuar në polici dhe prokurori, ku drejtori i arkivave, Ardit Bido ka dhënë sqarime për rrethanat e humbjes së saj.
Nga autoritetet dyshohet se kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar pasi dhe kamerat e sigurisë janë fikur një ditë para. Mungesa e vulës është konstatuar në godinën B të të Arkivës, ku bëhet dhe skanimi i formateve të mëdha.
Vula që tashmë nuk gjendet ka një rëndësi të veçantë historike pasi i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq.
Lidhur me ngjarjen, me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se kanë konstatuar gjatë punës mungesën e fragmentit përbërës të një dokumenti dhe ngjara është referuar në prokurori.
Ish-drejtoresha e arkivave, tashmë rektore në universitetin e Tiranës, Nevila Nika, tha për RTV Ora pohon se ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur më parë.
Nevila Nika: Nuk është aspak e hijshme. Në dijeninë time nuk ka ndodhur asnjëherë, përsa kohë kam qenë unë atje. Ishte pjesë e dokumentit, po jo shkrimi apo teksti, thjesht ishte vula e varur, një vulë e veçantë.
Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë planifikuar deri tani pyetjen e rreth 15 personave pjesë e zinxhirit ku ka lëvizur vula e humbur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vula-400-vjecare-zhduket-ne-menyre-misterioze-nga-arkivi-i-shtetit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz