Recitali i radhës, mund të quhet më i veçanti si për nga përmbajtja dhe përjetimi për Manjola Nallbanin.
Në skenën e ngritur në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse, para një publiku që mbushi sallën në mbrëmjen e së Enjtes, këngëtarja solli rrugëtimin e saj në thuajse tre dekada në skenën shqiptare, artistja e vetme shqiptare që lëvron tre gjini të muzikës, së lehtë, popullore dhe operistike.
Muzika e lehtë, ajo me të cilën më së shumti identifikohet karriera e Manjola Nallbanit zuri pjesën kryesore të repertorit. Të ri-orkestruara nga Elton Deda, ishin përzgjedhur këngët që Manjola Nallbanit i dhanë suksesin apo çmime në festivalet ku ajo mori pjesë.
Festën e ndau me bashkëpunëtorë e miq.
Për publikun, të cilit ia kushtoi edhe recitalin nën titullin ?Jetë me ju?, Manjola Nallbani këndoi krijimin e saj më të ri ?Sa sytë e mijë?. Në fund, emblematikja ?Kur humba një dashuri?.
Për ata që nuk mundën të siguronin një biletë, koncerti do të transmetohet në Televizionin Klan.