Ngadalë po përgatitet marrëveshja se si do të duken tekstet shkollore, sipas Marrëveshjes së Prespës. Në Ohër, komisioni i përzier maqedono - grek diskuton çështjet arsimore, arkeologjike dhe historike. Temë e nxehtë janë tekstet shkollore të historisë, por sipas burimeve të ekipeve, negociatat zhvillohen në frymën e bashkëpunimit të përbashkët.