Nxënësit e klasave të para kanë mbyllur ciklin më të rëndësishëm të këtij viti shkollor, përfundimi e librit të abetares. Ambientet e shkollave në të gjithë vendin janë pushtuar këto ditë nga festimet për festën e shkronjave, duke kremtuar kështu këtë etapë të rëndësishme të arsimimit.
Edhe klasat e para në shkollën ?Edith Durham? në Tiranë kanë organizuar një festë me këtë rast, duke shfaqur tek prindërit dhe të ftuarit të gjithë atë që kanë përftuar në vitin e parë të arsimimit të tyre.
Pas përfundimit të misionit të mësimit të shkronjave shqipe, tashmë fëmijët do të kalojnë në një fazë tjetër, duke u përshëndetur edhe me librin e tyre të parë.