#rtvora
Dy anije luftarake pjesë e misionit të reagimit të shpejtë të NATO-s po qëndrojnë në brigjet shqiptare në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut. Dy fregatat do të zhvillojnë edhe një stërvitje me trupat tona detare.
Dy nga anijet e reagimit të Shpejtë të NATOS në Mesdhe kanë mbërritur në brigjet shqiptare në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Veriut.
Fregata holandeze dhe ajo kanadeze do të qëndrojnë për dy ditë në Durrës, ku është parashikuar edhe një stërvitje me forcat detare shqiptare.
Vizita dhe stërvitja sipas komandantit të Fregatës Holandeze është vlerësim për kontributin e Shqipërisë si pjesë e misioneve të NATOS në Det e Tokë.
Sjoerd Feenstra, komandant i Fregatës holandeze: Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj. në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës!
Në 10 vjet anëtare e NATOS, Shqipëria është bërë pjesë e misioneve në disa vende të Botës, duke dhënë edhe tre dëshmorë, Feti Voglin në Afganistan dhe Zarife Hasanaj dhe Klodian Taushi në Letoni.
Forcat detare shqiptare janë pjesë e misionit të shpëtimit të emigrantëve në Egje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dy-anije-luftarake-te-nato-s-ne-durres-stervitje-me-forcat-tona-detare
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz