“Festivali i resë”, 214 artistë nga 18 vende të botës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Festivali i Resë, ?Cloud Fest? ka nisur për të tretin edicion radhazi duke mirëpritur 214 artistë nga 18 vende të botës. Për 15 ditë me radhë ata do t?i dhurojnë publikut kryeqytetas një performancë ndryshe në muzikë, balet si dhe të tjerë elementë të ndërthurur të kulturës bashkëkohore. Kryebashkiaku Erion Veliaj e përcaktoi këtë festival si një ndërthurje të asaj që është Tirana sot. Veliaj ftoi publikun e Tiranës që të ndjekë programin e pasur artistik që do të ofrohet në këtë skenë moderne në natyrë. Instalacioni i Resë është ideuar nga artisti i mirënjohur japonez Sou Fuxhimoto, ku nga vendosja e saj pranë Galerisë së Arteve ia arriti që të shndërrohet në një mjedis kulturor, me aktivitete të shumta për publikun.