Gjatë takimit me kandidatët e PS-së për kryebashkiakë kryeministri Rama tha se nuk pranon asnjë kusht nga ana e opozitës dhe se do të respektohet Kushtetuta. Nuk mungoi as paralajmërimi për ata që duan të prishin zgjedhjet.
?Kurrë më marrëveshje me dialog, por pengmarrje e procesit politik me bomba. Ajo marrëveshje nuk funksionon dhe asnjë marrëveshje nuk funksionon sepse PD ka ndërruar qimen por jo zakonin. Lulzim qimja që nuk bëhet dot zakon. Deri kur PD nuk ndërron zakon nuk do ketë asnjë shans për të sfiduar PS. Shpirti i kësaj partie është doktori i gabuar jo kryetari i llakuar. Kushte nuk ka. Kushtetutën e kemi të njëjtë dhe si të tillë na takon ta respektojmë. Kush i afrohet një Qendre Votimi me mendje të keqe djeg veten jo zgjedhjet?, tha Rama.
Kryeministri dekraoi gjatë fjalës së tij se Basha imagjinon të paimagjinueshmen marrjen e pushtetit duke e kthyer PD se shfaqja me agresive e forcës së atij zakoni ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO dhe pret çeljen e negociatave për anëtarësim, aleat i fortë me SHBA dhe partnerët strategjikë.
?Basha e imagjinon të paimagjinueshmen, se shpirti i kësaj partie është doktori i gabuar jo kryetari i llakuar, me doktorin që e shtyn nga pas, doktorëshën që e tërheq përpara dhe masën që e ndjek nga ekrani?, ka thënë ai.