Kryeministri Edi Rama edhe një herë u shpreh i vendosur për dialog me liderin demokrat Lulzim Basha.
"As kundërshtari nuk zgjidhet, as dialogu nuk duhet të ndalet. Jam i gatshëm të ulem me Bashën. Kushte nuk kam, jam i gatshëm t'i ofrojmë gjithçka, por kushtetutën e kemi të njëjtë, dhe na takon ta respektojmë, ne më të drejtën për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor, Luli për të mos hyrë në zgjedhje. (nuk do ja sugjeroja( Këta na kanë rënë për kundërshtarë, që kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të vetëkontrollit.
Ne nuk mund ti bojkotojmë zgjedhjet që të mos i lëmë të vetëm në dëshpërimin e tyre. Është një detyrim kushtetues, moral, qytetar që e kemi marrë përsipër bashkë me sistemin. Mësuesit e natës që ngrenë këto pyetje si në jerm dhe thonë si do shkoni në zgjedhje vetëm, pse nuk i pyesin ata që nuk hyjnë në zgjedhje?!, tha Rama.
Madje sipas kryeministrit, pas 30 qershorit do të jenë vetë demokratët që do të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, kur të kuptojnë pasojat politikë të mos marrjes pjesë në zgjedhje.
"Pas 30 qershorit do ketë thirrje "Luli ik", kur të kuptojnë se çfarë marrëzie vetëvrasëse është për një grupim politik për të mos hyrë në zgjedhje", tha kreu i qeverisë.