Presidenti Bamir Topi është ndalur të flasë për krizën politike në Shqipëri. Sipas Topit, krizat politike në Shqipëri janë gjithmonë për pushtet, por sipas tij skenari është gjithnjë i njëjtë: tensione dhe në fund pazare. Për ish-presidentin, në Shqipëri këtë raste përsëriten pikërisht se ka gjithmonë 'pazare politike' dhe asnjëherë nuk punohet për të parandaluar një krizë, ndryshe nga çfarë ndodhë në vendet e tjera perëndimore.
"Më telefonoi Albano Carrisi, më pyeti çfarë po ndodh. I thashë, po ndodh ajo që bëhet gjithmonë, luftë për pushtet. Kur e sheh nga jashtë është e hiperbolizuar, këtu je i ambientuar. Politika shqiptare nuk kanë bërë përpjekje për të parandaluar gjërat. Ka tension- pazar, tension- pazar. Njerëz të ditur janë jashtë parlamentit. Brenda këtij libri do të gjesh çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, çështjen e pronës", tha Topi.