Report TV -Kryemadhi: Ne nuk e bëjmë dot Shqipërinë shtet, kemi dështuar

2019-05-29 1

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët në fokus të së cilit kanë qenë problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore. Ajo është shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, për këtë arsye u bën apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj.

"Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t?ju japim ju kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion?, tha Kryemadhi.

Ajo është ndalur të flasë edhe për problemet e të rinjve, sipas së cilës ky vend nuk u ofron asgjë, për këtë arsye zgjedhin të emigrojnë.

"Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi. Ndërkohë, në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. ?-tha Kryemadhi.