RTV Ora - Biznesi kundër koncesionit Tiranë-Durrës: Tarifa sjell trefish kosto, pengon investimet

2019-05-29 0

#rtvora
Biznesi e ka kundërshtuar dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës si dhe vendosjen e një tarife për të kaluar. Administratori i Konfindustrisë argumenton se ajo rrugë është ndërtuar me lekët e buxhetit dhe qytetarët e paguajnë njëherë taksën e qarkullimit. Sipas Buxhukut, ministrja Balluku nuk ka marë parasysh asnjë rekomandim të institucioneve ndërkombëtare për të mos dhënë koncesione me ofertë të pakërkuar.

Biznesi shqiptar e konsideron një taksë shtesë vendosjen e tarifës për autostradën Tiranë-Durrës.

Vendimi i Ministres së Infrastrukturës sipas Administratorit Gjergj Buxhuku do të shtojë ndjeshëm kostot për bizneset pasi është segmenti më i frekuentuar në vend si dhe do të ulë konkurrencën me vendet e rajonit.

Gjergj Buxhuku: Bizneset goditen trefish nga vendosja e një takse në rrugën kaq strategjike siç është Tiranë-Durrës. Së pari, bizneset goditen nga fakti se rriten drejtëpërdrejtë kostot e tyre. Së dyti, fakti që taksohen qytetarët do të thotë se taksohen konsumatorët që do kenë më pak para për të shpenzuar. E treta, bizneset dhe qytetarët paguajnë njëherë për mirëmbajtjen e rugëve përmes taksës së qarkullimit.

Biznesi e konsideron abuziv këtë koncesion në një kohë që rrugët alternative edhe nëse rikonstruktohen nuk plotësojnë standardet.

Sipas Buxhukut, ky vendim është një barrierë në mes të dy qyteteve që synojnë të bashkohen.

Gjergj Buxhuku: Të vendosësh pagesën në përdorimin e rrugëve në kohën që ti nuk ke një strategji të qartë se çfarë do të bëhet, si do të menaxhohen këto rrugë. Nëse vendosja e këtyre tarifave do të prekë apo jo ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Një tjetër shqetësim që ngre Konfindustria është edhe fakti se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon të pranojë oferta të pakërkuara në kundërshtim me rekomandimet e FMN dhe BB.

Gjergj Buxhuku: Nuk do të mbështetet më në propozimet e pakërkuara për PPP dhe koncesionet. Këto janë angazhime që janë marrë përpara FMN, BB dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë ende shikojmë me shqetësim që vazhdon politika e PPP, koncesioneve të pakërkuara.

Në shtator, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të nënshkruajë kontratën për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa ka shprehur interesin një kompani indiane.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/biznesi-kunder-koncesionit-tirane-durres-tarifa-sjell-trefish-kosto-pengon-investimet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange