Telekomi i Maqedonisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës bashkëpunim në fushën e teknologjisë 5G

2019-05-29 0

Telekomi i Maqedonisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike nënshkruan një marrëveshje e cila do t?u mundësojë profesorëve dhe studentëve  që të testojnë teknologjinë e re 5G. Laboratorit për rrjetet celulare në Institutin e FEIT do t?i shtohet edhe një pajisje e re 5G e siguruar nga Telekomi i Maqedonisë. Ky rrjet i gjeneratës së re do të mundësojë përçimin e të dhënave në një shpejtësi më të madhe. Memorandumi u nënshkruan në Ditën Ndërkombëtare të telekomunikimeve 17 Majit. Drejtori i Telekom Maqedoni, Nikolla Lushev, tha se për herë të parë studentët dhe profesorët do të mund të testojnë këtë teknologji në kushte reale.