Report TV -1 në 7 shqiptarë me hipertension! Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen Check Up-in

2019-05-29 0

Një në 7 qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare?. Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor: ?Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal?, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar ?Si je?? për grupmoshën 35-70 vjeç.

?Falë programit të kontrollin mjekësor bazë falas, është rritur aksesi i qytetarëve te mjeku i familjes, duke dyfishuar kontaktin me të?, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh se, ky program i nisur 4 vite më parë, ishte implementimi i vizionit të Qeverisë për të përmirësuar kujdesin parësor me insturmenta real, që ndikojnë në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

?Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës; 1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit; 1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit?, u shpreh Ministrja.
Duke u ndalur tek një prej të dhënave të Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu tha: ?Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t?u trajtuar me medikamente?.