#rtvora
Një në 7 qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor ?Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal?, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar ?Si je?? për grupmoshën 35-70 vjeç.
Gjatë fjalës së saj, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.
Ogerta Manastirliu: ?1 në 4 qytetarë ka rezultuar me vlera të larta të glicemisë, pra që orienton për sëmundje të diabetit. 1 në 8 qytetarë ka rezultuar me anemi të lehtë, 1 në 4 qytetarë rezulton me vlera të larta të kolesterolit."
Sa i përket akuzave të opozitës që janë hedhur mbi check-up, ministrja tha se përgjigjen më të mirë ndaj tyre e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.
Ogerta Manastirliu: ?Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që për qëllime politike kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program."
Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare si edhe diabetin që kanë si shkak kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studimi-1-ne-7-shqiptare-me-hipertension
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz