Rreze Dielli, 17 Maj 2019 – E ftuar Renada Caci

2019-05-29 1

Aktorja e talentuar, Renada Caci, e dalluar dhe identifikuar nga publiku kryesisht me rolin e Luzes në spektaklin e humorit ?Portokalli?, ishte ditën e sotme në studion e programit ?Rreze dielli?, në Report Tv, ku na zbuloi një ?Luze? që nuk e njihnim deri më sot.

Ndër të tjera, Renada foli për lidhjen e saj me ushqimin, jo vetëm për pjesën e shijimit por edhe të gatimit. Ajo shprehet se gatuan shpesh dhe shumë mirë, madje bën edhe punë shtëpie dhe se pa frikë mund të quhet një gocë për shtëpi dhe se do të jetë me fat ai që do e marrë.

?Jam një amvisë shumë e mirë. Jam gocë për shtëpi. Lum ai që do më marrë. Edhe kur jam në stres, filloj dhe iu futem atyre punëve të shtëpisë ose gatuaj ndonjë gjë?, tha aktorja Renada Caci gjatë emisionit "Rreze Dielli"

E përfolur për ndonjë lidhje të mëparshme, Renada e lodhur nga portalet që i transformojnë si duan informacionet, dhe duke i quajtur ?Përrallë nga e kaluara? çdo koment lidhur me jetën e saj private, deklaron se deri më sot nuk e ka gjetur ende dashurinë e jetës së saj dhe uron ta takojë së shpejti personin që do e bëjë nënë për herë të parë dhe vetëm atëhere ajo do flasë vetë për këtë gjë.

?Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe nëse ndodh atëherë me gojën time do të flas vetë, vetëm për atë person që do të më bëjë mua nënë për herë të parë. Ai do të jetë njeriu i jetës sime. Nuk e kam takuar asnjëherë dhe pres ta takoj, akoma ska ardhur.?, u shpreh aktorja.
Gjatë bisedës, Renada zbuloi dhe tërheqjen që ka ndaj telenovelave turke, por jo vetëm, pasi së fundi ajo pohon se ka filluar të ndjekë dhe ato indiane.

?Më pëlqejnë shumë telenovelat turke, madje tani kam filluar të ndjek dhe ato indiane.?, tha Renada

Free Traffic Exchange